Ferizaj

Klubi “Auto&Moto Mc Ujqit’05” nga Ferizaj triumfon ne turnirin „Xhipiada ndërkombëtare dimërore 2017“ në Rozhajë

By FerizajPress

February 21, 2017

Gjate gjatë vikendit që shkoj është mbajt „Xhipiada ndërkombëtare dimërore 2017“ në Rozhajë. Këtë garë e organizoi klubi i xhipeve Hajlla nga Rozhaja në bashkëpunim me qeverinë lokale, Organizatës turistike dhe Ndërmarrjes lokale në Rozhajë. Në këtë garë pjesë kanë marre ekipet e xhipeve nga Gjermania, Austria, Shqipëria, Sarajeva, Zvicra si dhe nga vendet e rajonit ka thënë njëri nga organizatoret e xhipiades, Ferid Dusa Fetahoviq. Në Xhipiadën Ballkanike garuesit ferizajas kanë triumfuar në shumë kategori. Këto gara u organizuan në 3 kategori kategoria: SOFT 1. deri 2800 cc , kategoria SOFT 2 deri 4000 cc si dhe kategoria SOFT 3 mbi 4000 Cc . Në këtë garë kanë morën pjesë 88 garues me gjipa nga gjithë Ballkani si dhe shumë shtete të Evropës. Në këtë turne garuesit nga klubi Auto&Moto UJQIT’05 nga Ferizaj kanë triumfuar duke fituar 3 kupa 6 medalje si dhe disa mirënjohje

Në kategorinë SOFT 1 vendi parë i takoiARDI HYSIQI SUZUKI 1.6

Në kategorinë SOFT 1 vendi i dytë i takoiABANU BUCALIU SUZUKI 1.3

Në kategorinë SOFT 1 vendi i tretë i takoiGAZMEND SYLAJ TOYOTA 2.5