Klubet i Karatesë “FITUESI” dhe “Sharri” nga Ferizaj këtë të diele, kanë mbledhur shumicën e medaljeve në turneun e karatesë Kupa e Lidhjes së Prizrenit 2016 “Prizren league”
Në këtë turne i cili kishte karakter ndërkombëtarë morën pjesë afër 300 garues nga Kosova dhe shtetet e fqinje ,Shqipëria,Mali i Zi dhe Maqedonia .
Klubi “Fituesi në këtë garë mori pjesë me 19-të garues dhe u shpallë klubi më masovik ku u shpërblye me kupë
Sipas rezultateve të shpallura nga komisioni i garave KK “FITUESI” u radhit i e pari në listë
me 7 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta.
Garuesja me e suksesshme ishte Behije Mustafa me dy medalje, një të artë një të argjendtë.
Klubi i Karatesë FITUESI ditë më parë kishte anuluar pjesëmarrjen në një turne për shkak kushteve financiare por me ndihmën që u ka dhënë komuna e Ferizajt arritën që në këtë turne të marrin pjesë dhe të radhiten edhe të parët në listë.
Edhe klubi i karatesë “Sharri” në këtë turne arriti që të grumbulloi 14 medalje: 6-të të arta.4 të argjendta dhe 4 të bronzta ku u radhit në pozitën e dytë .