Sport

Klopp: Më mirë të mbes një humbës i keq, se sa të fitoj si Ramosi

By FerizajPress

August 10, 2018

Liverpool në muajin maj humbi finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht 3:1 nga Real Madrid në Kiev. Një nga momentet më dramatike të lojës, ishte ndërhyrja e Ramos në Mohamed Salah, gjë që bëri që ky i fundit të largohet nga fusha, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte ndeshjen. Një intervistë e dhënë së fundi për medien gjermane ‘Sport1’, Klopp ka thënë se nuk është në mentalitetin e tij të fitojë me çdo kusht. “Unë nuk dua të fitoj me çdo kusht”, ka thënë Klopp. “Të fitoj si Ramos? Jo, më mirë dua të mbes një humbës i keq”, ka shtuar Klopp. Liverpooli i Jurgen Klopp këtë verë ka kryer disa transferime cilësore, duke u kandiduar si favorit për titullin e Premierligës./Lajmi.net/