Dhe do të jenë jo pak, por 8 lojtarë që do të zbrasin stolin e skuadrës së Liverpool, pasi për trajnerin gjerman ata nuk janë pjesë e planeve të tij pas afrimeve në merkaton e verës. Danny Ings dhe Divock Origi janë dy emrat e parë që do të lënë skuadrën e “reds”, që pasohet nga portieri Simon Mingolet, që nuk pranon të jetë i treti në listën e lojtarëve që do të mbrojnë portën, transmeton telesport. Emrat e tjerë të vënë në listën e lojtarëve që do të largohen janë Lazar Markovic, Pedro Chirivella, Marko Grujic, Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn.