Sot në Ferizaj kanë filluar trajnimet e administruesve të cilët do të përcjellin zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit.
Punën e trajnimeve të administruesve sot e ka përcjellë edhe Kryetari i Këshillit Zgjedhorë Komunal në Ferizaj, Shaban Rexha.
Gjatë kësaj vizite ai u ka dhënë edhe udhëzime shtesë dhe ka njoftuar administruesit për rëndësinë e këtij procesi.
“Për këto zgjedhje nacionale në komunën e Ferizajt janë të angazhuar rreth 900 administrues të cilët do të përcjellin dhe monitorojnë procesin zgjedhorë. Këta administrues do të jenë përgjegjës për rrjedhën e votimeve në ditën kur të gjithë janë të barabartë, ku pavarësisht postit , gjendjes ekonomike do te kenë vetëm një votë. Përgatitjet janë bërë me kohë , por edhe një pjesë e administruesve tashmë kanë një përvojë dhe besoj që edhe ditën e zgjedhjeve do të jetë gjithçka në rregull dhe na ana organizative dhe administrative nuk do të ketë probleme” ka thënë Rexha