Sport

KK  “Fituesi” i suksesshëm edhe në kampionat. Erblina dhe Arbora më të mirat

By FerizajPress

October 10, 2016

Këtë të diele është mbajtur Kampionati Individual i Kosovës në karate në qytetin e Pejës.

Në këtë Kampionat KK “Fituesi”  nga Ferizaj  arriti gjithsej 11 medalje prej të cilave tri të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta. Kampionati Individual  i Kosovës është garë kualifikuese dhe “Fituesi” pritet që në këtë eveniment të përfaqësohet së shpejti me garues  të përgatitur më së miri.Rezultatet  e garuesve në Kampionatin Individual të Kosovës 2016 që u mbajt në Pejë

Erblina Pajaziti kampione e dyfishtë

Arbora Behluli kampione Kreshnik Hasani nënkampion Behije Mustafa nënkampione Benjamin Bajrami nënkampion Fatime Idrizi nënkampione

Suela Shabani nënkampione Egzon Halili nënkampion

Valdet Mustafa i treti

Anila Bekteshi e treta

Nga radhët e FKK rezultoi e suksesshme Rona Emerllahu e cila u shpalle nënkampione .

“Klubi tregoi rezultate të mira , mirëpo jo nga ato të cilat i prisnim. Si duket ndikoi lodhja nga garat e tepërta ku brenda 1 muaji ka marrë pjesë tri herë brenda dhe jashtë Kosovës , mirëpo duhet të shohin përpara pasi që jemi në një pozitë të mirë që të shpallemi klubi më i mirë pasi rezultatet janë të larta që është dhe qëllimi i këtij viti”  tha  trajneri Bajram Bajrami.