Ylli portugez këtë verë nga Real Madrid për 112 milionë euro i është bashkuar Juventusit. 33 vjeçari ka stërvitur intensivisht këto ditë, për të qenë gati për ndeshjen e javës së parë në Serie A, ku Juventus nesër (e shtunë) luan në udhëtim te Chievo nga ora 18:00. Në prag të kësaj ndeshje, pesë herë fituesi i Topit të Artë është detyruar të këndojë para bashkëlojtarëve të rinj. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe prurjet e reja te Juventusit si Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo Bonucci./Lajmi.net/