Show Biz

Kjo është sëmundja nga e cila vuan supermodelja Gigi Hadid prej moshës 17 vjeçare

By FerizajPress

February 22, 2018

Këtë fundjave supermodelja Gigi Hadid u “sulmua” nga fansat për faktin se 23 vjeçarja kishte humbur shumë peshë për shkak të sfilatës, kjo arsye e supozuar ! Menjëherë pas këtyre deklaratave supermodelja reagoi përmes një postimi në Tëitter! Hadid pohoi se trupi i saj është në ndryshim të vazhdueshëm për shkak të një sëmundjeje të quajtur Hashimoto. Sipas Gigit ky problem shëndetësor nuk e ndryshon dhe nuk ndikon në aftësitë e saj . “Ju nuk mund ta dini, ndaj po jua them unë ! Në moshën 17 vjeçare nuk u diagnostikova me sëmundjen e Hashimotit . Ju që mendonit se isha shumë e shëndoshë për industrinë e modës kishin parë një Gigi të inflamuar, trupi i së cilës po mbante ujin e tepërt. “ Sëmundja e Hashimotos, e cila ndikon në gjëndrën e tiroides është një sëmundje gjatë të cilës sistemi imunitar krijon antitrupa që godasin gjëndrën e tiroides. Trupi e sheh tiroidin si të huaj, dhe me kalimin e kohës kjo gjender e sulmuar mund të bëhet më pak aktive një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. Burimi: MARIECLAIRE