Sport

Kjo është pritja që do t’i bëhet nesër Majlinda Kelmendit

By FerizajPress

April 22, 2016

Kampionja evropiane në xhudo Majlinda Kelmendi do të pritet në mënyrë institucionale me rastin e ardhjes së saj në Kosovë nga Rusia ku edhe fitoi medaljen e artë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet një komunikate për media njofton se nesër organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas komunikatës me këtë rast në orën 20:00, do të mbahet një konferencë për media në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Majlinda Kelmendi dje ka fituar medaljen e artë në garat e xhudos që janë mbajtur në Kazan të Rusisë. Ajo në finale ka mundur kundërshtaren e saj nga Franca dhe kështu është shpallur kampione e Evropës në xhudo.

Për nder të fitueses në Kazan të Rusisë është intonuar himni i Kosovës si edhe është ngritur flamuri shtetëror ku është nderuar nga Garda e ushtrisë ruse./KosovaPress/