Sport

Kjo është përshëndetja madhështore e tifozëve për John Terry

By FerizajPress

May 16, 2016

Kjo është atmosfera elektrizuese e tifozëve londinezë të cilët i rezervuan një përshëndetje kapitenit të Chelseas, John Terry.

‘Stamford Bridge’ ishte i mbushu plot për t’i dhënë përshëndetjen e lamtumirës, e cila ende nuk është vendosur zyrtarisht.

Kapiteni i Chelseat, John Terry ka thënë edhe një herë tjetër se nuk dëshiron të largohet, por dëshiron të qëndroj në Stamford Bridge.

Terry ka kontratë deri edhe këtë edicion, por pavarësisht kësaj, ai ende nuk ka marrë ofertë nga drejtuesit e skuadrës për të qëndruar të paktën edhe një sezon.