Lajme

Kjo është parukierja që u vra në Lezhë, 28 vjeçarja, nënë e një djali

By FerizajPress

November 11, 2016

Dëshmitarët kanë parë një person të armatosur që dilte me vrap nga parukeria. Më vonë policia tha se është identifikuar autori i krimit dhe është shpallur në kërkim. Ai është Alfred Nikolli, 31 vjeç, banues në Lezhë.

Janë ngritur postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit por autori nuk është arrestuar ende. Paraprakisht, thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, por ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Nikollin të shkrehë armën ndaj gruas së re, nënë e një fëmije. /Opinion.al

 

 

.