Sport

Kjo është kombëtarja më e pafat në botë

By FerizajPress

October 10, 2016

Portali ‘Sportmedia.mk’, e cilëson ekipin e Maqedonisë si më të pafatin në botë, për mënyrën se si i ka humbur këto tre ndeshje, përcjell lajmi.net.

Maqedonia që bën pjesë në grupin G me Shqipërinë, pikërisht nga këta të fundit u mund në ndeshjen e parë në ‘Loro Boriçi’.

Në ndeshjen e dytë, u mund si vendas nga Izraeli 1:2, ndërsa nuk shënuan nga penalltia në minutën e 95’.

Dhe së fundi, në ‘Philpi II’, u mundën nga Italia 2:3, duke humbur epërsinë 2:1 që patën.

Goli që e la pa pikë ekipin e Maqedonisë u shënua nga Immobile në minutën e 93.

Pas tre ndeshjeve Maqedonia mbetet me zero pikë në vendin e fundit në grupin G.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.