Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të qenë në këtë proces dhe që mund të llogaritet me rezultate konkrete, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, ai ka diskutuar edhe rolin e OKB-së në Kosove dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke pretenduar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira të gjithë.
Gjuriq ka thënë, se Beogradi dëshiron stabilitet në marrëdhëniet serbe-shqiptare, sepse kjo është e vetmja garanci e mbijetese afatgjate të popullit serbë në Kosovë.
Sipas tij, qeveria e Kosovës kohën e fundit kanë marrë një qëndrim të ashpër ndaj Beogradit dhe interesave kryesore të popullit serb, e këto sipas tij, nuk do të kontribuojnë në dialog, as në përmirësimin e klimës sociale në Kosovë.
Në takim u diskutuar edhe për problemet më të rëndësishme siç i ka quajtur ai të popullit serb në Kosovë. /Lajmi.net/
.