Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e gazetarëve të sulmuar

By FerizajPress

March 01, 2017

“Lëndime më serioze dhe më të rënda të brendshme nuk ka. Është rekomanduar mbikëqyrje dhe pushim për shkak se bëhet fjalë për lëndim në kokë”, ka thënë mjeku Çaparovski, duke shtuar se gazetarët sonte do të qëndrojnë në spital.

Përndryshe kujtojmë se gazetarët e A1on Vlladimir Zhelçevski dhe Aleksandër Todevski u sulmuan gjatë protestës së sotme.

MPB ka njoftuar se ka ndalur disa persona të cilët dyshohen se janë autorët e sulmit.