Sport

Kjo është festa mahnitëse e tifozëve kroatë pas suksesit në Kupën e Botës

By FerizajPress

July 02, 2018

Pas një ndeshje dramatike, kroatët ia kanë dalë të mposhtin Danimarkën në Novograd 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt nuk dhuroi fitues, duke përfunduar 1:1. Menjëherë pas fitores, në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ka shpërthyer festa e tifozëve.

Sipas raportimeve të medieve vendase, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Zagrebit për të festuar suksesin në Kupën e Botës, ku nuk mungojnë edhe fishekzjarrët./Lajmi.net/