Kombëtarja kroate për herë të parë në histori të saj ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Botës, pas fitores sensacionale ndaj Anglisë me rezultat 2:1 në Luzhniki Stadium. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Cuneyt Cakir, në gjithë Kroacinë ka nisur festa e arritjes në finale, festë e cila pritet të vazhdojë deri në mëngjesin e ditës së enjte. Disa pamje LIVE nga Kroacia mund t’i ndiqni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/