Sport

Kjo është e vërteta e fotografisë që sot u bë sensacion në Kosovë (FOTO)

By FerizajPress

October 24, 2016

I shfaqur në një fotografi i mbuluar i tëri me lloç, Bejta krijoi përshtypje të gabuar te opinioni se terreni në të cilin u zhvillua ndeshja mes të rinjve të Llapit dhe Fushë Kosovës, ishte i tëri i mbuluar me lloç, dhe pa kushte minimale për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

Jo që fusha në Merdare ishte në gjendjen e saj më të mirë, dhe se në vende – vende ishte e rënduar nga lagështia, por as nuk ishte siç u pasqyrua sot në media.

Rejdon Bejta një talent në rritje, që e dëshiron shumë futbollin dhe fitoret, ka vendosur që ndryshe nga shokët e tij, të festoi fitoren ndaj Fushës Kosovës duke rrëshqitur në pjesën e fushës ku ishte e renduar nga lagështia.

Kjo shihet edhe në fotografitë që janë bërë pas ndeshjes, ku ai dallon nga shokët e skuadrës si nata me ditën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.