Anglia është mposhtur nga Belgjika me rezultat 2-0, duke humbur mundësinë të stolisen me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror. “Në pjesën e dytë ne luajtëm me të vërtetë mirë”, ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes. “Ne i kishim ata nën dominim për gjysmën ore dhe thjesht vetëm nuk mundëm të gjejmë golin. Kishim një gol të hequr nga vija e portës dhe kemi vënë presion mbi ta”. “Djemtë nuk mundën të japin më, ka qenë një turne i vështirë”. “Belgjika është padyshim një ekip i mirë, nuk mund të fajësoj djemtë, kemi dhënë gjithçka”, përfundoi kapiteni i Anglisë.