Kultura-Arti

Kjo është arsyeja e vërtetë pse Gylsereni la serialin “Fate të Kryqëzuara”

By FerizajPress

August 27, 2018

Nurgul Yesilçay, aktorja e njohur në serialin “Fate të kryqëzuara”, i cili po transmetohet prej kohësh në ekranet shqiptare.

Pavarësisht se u përmendën shumë arsye për largimin e saj në mediat turke, aktorja ka vendosur të shpjegojë të gjithë publikun për këtë veprim të detyruar që e çoi të hiqte dorë nga projekti të cilin ajo e nisi me shumë dashuri. Në një postimin  në Instagram, aktorja ka shkruar:

“Largimi im nga ky serial ishte njësoj si të shkatërrohej biblioteka ime më e bukur. Unë nuk e kam lënë kurrë punën time përgjysmë, gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar atë që bëj. Por përfundova si një kornizë shumë të bukur misionin në serialin Paramparça (Fate të Kryqëzuara)”, – shkruan ajo pa dhënë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, siç mësohet nga mediat turke, aktorja e ka lënë serialin për shkak të një kontrate të re në një serial tjetër. Ajo vazhdimisht ishte e kërkuar nga producentët, por shpesh i kishte refuzuar ofertat.