Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ku Fabiola Qendraj po udhëtonte me një 29-vjeçar me iniciale E.M., banues në Pogradec.
Djali ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa vajza nuk ka mundur dot t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Fotot e vajzës u publikuan në portalin Jeta osh qef.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate në afërsi të fshatit Leshnicë ku një makinë tip Mercedes-Benz me targa AA 282 MG, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte 23-vjeçarja, por edhe për shkak të reshjeve të shiut.
29-vjeçari ia besoi timonin vajzës nga Vlora, por gjërat nuk shkuan mirë, aksident fatal për vajzën, por edhe për djalin, dhimbja e të cilit është e dyfishtë.
The post Kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksident (Foto) appeared first on Lajminet.