Lajme

KIZ: Deri në ora 16:00 në Drenas kanë votuar 32 për qind të qytetarëve

By FerizajPress

December 04, 2016

  Betim Musliu nga KIZ ka thënë se janë evidentuar votime familjare, asistim i vëzhguesve partiak, por që nuk e kanë zbehur procesin, raporton lajmi.net

“Deri në ora 16 dalja është 32 për qind dhe për këtë periudhë kanë evidentuar parregullsi siç është fotografimi i votës, votimi familjar, asistimi i vëzhguesve  partiak dhe parregullsi të tjera që kanë zbehur procesin votimit”, ka thënë Betim Musliu

“Kanë qenë 4 raste kur ka pasur marrje në pytje të komisionarëve dhe vëzhguesve. Rasti tjetër në Gradic që është arrestuar që dyshohet për kryerje të veprës penale me kanosje, që është marrë në pyetje. Dhe i fundit është që në Qikatov ka ndalim të rrymës, ky është një shqetësim që e kemi adresuar nga mëngjesi”, ka thënë Musliu.

Ai ka thënë se ka pasur edhe fotografim të votës e kjo sipas tij, duhet të merret si fakt nga organet e drejtësisë.

“Gjatë ditës kemi pasur fotografim të votës, në këtë rast dikush i ka borxh dikujt, sepse fajti që po fotografohet vota, po i bie që dikush po i raporton dikujt, organet e drejtësisë të veprojnë.

Po ashtu ajo që ka qenë shqetësim është votimi familjar, ku nga ora 12 deri në 16 janë 23 raste që janë evidentuar. Të gjeturat tjera janë edhe lista e votuesve që nuk është pastruar ende ku qytetarët kanë parë familjarët e tyre të vdekur nëpër lista”, ka thënë Musliu./Lajmi.net/

.