Lajme

Kitaroviq-Qeverisë: Kroatët e Kosovës në kushte të vështira, ndihmojini!

By FerizajPress

April 09, 2016

Sa qëndroi në Kosovë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka edhe vizituar Janjevën, ku është takuar me përfaqësues të kroatëve që jetojnë në Kosovë. Duke apeluar në ndihmë për Janjevën, ajo në Facebook shkruan se në Prishtinë ka takuar priftin e Janjevës, Don Maten dhe përfaqësuesin e 226 banorëve kroatë në Janjevë, të cilët thonë se jetojnë në kushte shumë të vështira.

Presidenten kroate në veçanti e ka prekur dymbëdhjetëvjeçari Pashki, i cili me rrëfimin e tij për kushtet ku jeton familja dhe ai vetë, thotë se e ka prekur shumë, për çka premton edhe angazhim personal.

“Do të angazhohem personalisht që të ndihmojë familjen e tij dhe të gjithë kroatët në Janjevë. Apeloj te Qeveria e Kosovës dhe ajo e Kroacisë që Janjeva të tregojë shembullin e miqësisë dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Grabar-Kitaroviq në Facebook. /KP