Ferizaj

Kisha katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj shënon përvjetorin e sajë

By FerizajPress

October 02, 2016

Këtë të diele në Ferizaj   është shënuar  përvjetori i kishës katolike “Engjëlli i Rojës” .

Mesha është drejtuar nga Don Lush Gjergji i cili tha se kjo ditë sivjet shënohet si më e veçantë, pas shenjtërimit të Nënë Terezës.

Don Lush Gjergji  dhe besimtarë të tjerë nga kjo kishë ju lutën shenjtërisë së saj për mbrojtje dhe afrim me Zotin.

Ditë më parë rruga që çon deri të kjo kishë është emërtuar me emrin e të shenjtës Nënë Tereza.

Engjëll i rojës është një engjëll i cili, sipas traditës së krishterë, shoqëron çdo person në jetë, duke e ndihmuar atë në vështirësi.

Me këtë rast  Don Lush Gjergji mori urime nga  personalitete publike, struktura udhëheqëse të Ferizajt  dhe shoqëria civile .