Kickboksierja Mirlinda Toshi dhe kickboksieri Përparim Idrizi nga klubi i Kickboksit “Kastrioti” në Ferizaj,nën petkun e përfaqësueses së Kosovës sot udhëtojnë për të prezantuar në garën prestigjioze të organizuar në Antalia të Turqisë,nga Federata e WAKO-së. Mirlinda do të garoj në Kick Light në kategorinë -55 kg, kurse Përparimi në Low Kick në kategorinë -57 kg. Shpresojmë se do të kthehen triumfues dhe të stolisur me medalje nga INTERNATIONAL KICKBOXING TURKISH OPEN