Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në gjithë Kosovën dhe ai nuk është një operacion kundër serbëve.
Graso në një prononcim për Tanjugun e Serbisë, ka thënë se ‘KFOR-i vetëm do ta vëzhgojë situatën”.
“Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion”, ka thënë ai.
“Ne jemi duke e përcjellur situatën tani për tani dhe jemi në kontakt me autoritetet e Prishtinës”, ka thënë ai.
Sipas tij, ‘ky është një aksion normal i Policisë së Kosovës dhe KFOR vetëm do ta monitorojë situatën”.