Ferizaj

KFOR-i amerikan dhuron pajisje për zjarrfikësit e Ferizajt

By FerizajPress

June 03, 2021

KFOR-i amerikan ka dhuruar pajisje e materiale pune për Brigadën e Zjarrfikësve të Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu me anë të një statusi në rrjetin Social Facebook, ku ka premtuar mbështetjen e tij për zjarrëfiksit e qytetit që ai udhëheq.

Statusi i plotë:

“Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj vazhdueshëm ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen tonë në punën e tyre. Kjo duke i mundësuar kushte adekuate të punës, pajisje e materiale pune. Edhe sot, ishin miqtë tonë, KFOR-i Amerikan, që dhuroi një kontigjent pajisjesh e materialesh për këtë qëllim, për të cilat jemi mirënjohës e falënderues padyshim”, ka shkruar Aliu në Facebook.