Ferizaj zuri vend edhe në faqet e shtypit anglez.
Është tabloidi “Daily Mail” që publikoi një kronikëa- bashkëbisedë të jetës dhe karrierës dedikuar legjendës së futbollit anglez Brian Deane.
Kujtime për vitet e arta të futbollit anglez, mbresa personale të legjendës Deane, mesazhe për sportdashësit dhe dashuria për sportin ishin dendur fjalët që bënë këtë artikull.
Por, veçantia e këtij artikulli qëndron në përpjekjen e futbollistit anglez, që sportit të futbollit t’i jap edhe më shumë nga vetja.
Këtu theksohet se së fundi, Dean u kthye nga Kosova si pronar i një klubi futbollistik “Ferizaj”, natyrisht pa famën dhe peshën që ka Premier League por me potencial për t’u zhvilluar akoma më shumë drejt sukseseve ndërkombëtare.
Legjenda e futbollit anglez, Brian Deane së fundi, pas takimeve të njëpasnjëshme me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtues politik e të sportit vendor, deklaroi gatishmërinë për investimin në klubin tonë të futbollit, bashkë me miqtë e tij anglez dhe investitorë vendor, çka bëri KF Ferizajn të parin klub me status privat dhe investim të huaj.
Artikullin e plotë mund ta gjeni të bashkëngjitur në link.About this websiteDAILYMAIL.CO.UKEXCLUSIVE: Brian Deane doesn’t like the look of the modern gameEXCLUSIVE INTERVIEW BY MATT BARLOW: The man who launched a global phenomenon with a close-range header fears it has gone too far, exploiting footballers and ruining the competition.