Ferizaj

KF “Ferizaj” në Superligë, festë në Ferizaj! (FOTO)

By FerizajPress

May 24, 2018

Klubi futbollistik ferizajas KF “Ferizaj” sot është kualifikuar për në Superligë, raporton “Ferizajpress”.

Në ndeshjen përfundimtare që u zhvillua në Drenas në mes të KF “Ferizaj”  dhe KF “Vëllaznimi”, ferizajasit dolën triumfues.

Menjëherë pas shpalljes së fitores tifo-grupi “Ujqit” dhe të gjithë futbollistët e nisën festën në Ferizaj.

Tifozët ferizajas kanë dal në qytetin e Ferizajt për ta festuar hyrjen në Superligë.

Për të i uruar sportistët ferizajas në sheshin e qytetit doli edhe kryetari Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij.

“Ferizaj është një qytet i sportit dhe nuk kënaqemi vetëm me futjen në Superligë. KF “Ferizaj” do të ketë mbështetjen e duhur sepse ne duam që Ferizajn ta bëjmë kampion të Kosovës” tha Aliu. /Ferizajpress

.

.

.