Ferizaj

KF Ferizaj i gatshëm për derbin e sotshëm (Video)

By FerizajPress

February 16, 2019

Që në orët e hershme fotbollistët e KF Ferizaj  kan dalë  në fushën e gjelbër që të përgatiten për ndeshjen derbi të cilën do ta zhvillojnë kundër  Trepçës ‘89

Për të motivuar  lojtarët   aty ishtë edhe kryesia e klubit në krye me zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Mustafa Graincën.

“Ishim aty për të motivuar lojtarët dhe tu tregojmë së do të kenë mbështetjen tonë  të parezervë” ka thënë  Mustafa Grainca, kryetar i klubit KF Ferizaj.

Futbollistët e Ferizajt do jenë nikoqirë të Treçës’89 e cila ditë më parë elimioni Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës.

Djelmoshat e Bylbyl Sokolit do të kenë punë të vështirë pasi që i pret një ndeshje për fundin e tabelës, por  bazuar në mobilizimin e të gjithëve pritet që  këta  futbollistë të bëjnë kthesë dhe të fillojnë ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Forca Ferizaj