Ferizaj

KF Çeliku tërhiqet nga garat e Kupës së Kosovës në mungesë të mjeteve financiare

By FerizajPress

October 17, 2017

Ferizaj. 17.10.2017. KF Çeliku, përmes një komunikatë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në garat e Kupës së Kosovës. Kryesia e Klubit këtë veprim e ka arsyetuar si rezultat i mungesës së mjeteve financiare të këtij klubi.

Ekipi i KF ÇELIKUT nuk do të merr pjesë në garat e Kupës së Kosovës, në mungesë të mjeteve financiare. Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës për pjesëmarrje mungesa e mjeteve financiare ka bërë që të tërhiqemi. Ju kërkojmë falje të gjithë sportdashësve. Me respekt Kryesia e klubit.