Ferizaj

KF Çeliku fiton edhe në Prizren, mund Vllazërinë e Zhurit me rezultat 2:1

By FerizajPress

September 30, 2017

Ferizaj.30.09.2017 Në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës-Grupi B, ekipi i Çelikut ka mposhtur zhurjanët me rezultat 2:1

Ekipi i Çelikut fiton ndeshjen e dytë radhazi. Kësaj radhe ata mposhtën në Prizren-Vllazërinë e Zhurit me rezultat 2-1. Gollat për ekipin e Çelikut i shënuan Ymer Hoxha dhe Petrit Rushiti. Gollin e vetëm për ekipin vendas e shënoi Hadid Krasniqi nga penalltia. Ndeshja ishte e bukur dhe me raste të shumta nga dyja ekipet, por më të vëmendshëm u treguan ekipi i KF Çelikut. Loja ishte fer dhe korrekte nga dyja palët dhe u tregua lojë e mire, e cila kënaqi sportdashësit në stadium. Dyja ekipet patën raste të shumta, por portjerët u treguan të vëmendshëm dhe nuk lejuan të shënohen gola tjerë. Me pritje bravoroze dhe vendimtare u dallua portjeri i Kf Çelikut Ermir Haziri, i cili nëse do të notohej pa dyshim se ai do të kishte notën maskimale për këtë ndeshje, notën 10 (Dhjetë). Ekipi i Kf Çelikut ndeshjen tjetër e zhvillon kundër ekipit simpatik të Drenocit.