Sport

KF Ballkani nënshkruan me Arbër Potokun

By FerizajPress

July 27, 2018

Klubi ka arritur marrëveshjen dy vjeçare me mbrojtësin që është shpallur kampion me Trepçën ’89 par dy vitesh.Ai do ta plotësojë mbrojtjen, pasi me emra si Visar Berisha, Liridon Kukaj dhe Besnik Krasniqi duket e kompletuar. Po ashtu klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ramiz Bytyqi, i cili kthehet nga Sllovenia. Në skuadrën e parë janë graduar edhe dyshja Edi Maksutaj dhe Endrit Asllanaj, që kanë qenë pjesë e kategorive të reja të Ballkanit. Ballkani po ashtu klubi ka rinovuar edhe për dy vite me talentin Uran Shala.