Lajme

Këto plazhe do t’i donin të gjithë /Foto

By FerizajPress

August 18, 2018

Business Insider, revista amerikane, ka listuar plazhet më të bukura tropikale në mbarë botën, të cilat mund t’i vizitoni,

Nëse kërkoni një qytet të madh e të rrethuar me det, Bondi Beach në Sydney të Australisë është vendi i duhur. Më e mira është se ju keni mundësi që atje të bëni pushime verore edhe gjatë dimrit.

Sain Bart, është vendi ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme tropikale. Të famshëm si Kendall Jenner, Leonardo DiCaprio e Justin Bieber, shpesh e vizitojnë këtë vend.

Nëse ju pëlqejnë shkëmbinjtë, vendi më i mirë është Saint George në Bermuda. Me shumë shkëmbinj e ujëra të kristalta, Saint George është mrekullia vetë.

Camps Bay në Cape Town në Afrikën Jugore, është vend i mrekullueshëm me rërë të bardhë dhe me valë për sërfim dramatik.

Një vend tjetër që ju ofron rekreacion tropikal, është Playa Tamarindo në Costa Rica./klan kosova.