Ferizaj

Këto pjesë të distriktit të Ferizajt nesër dhe pasnesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

By FerizajPress

June 21, 2017

Ferizaj.21.06.2017. Përmes një njoftimi për media KEDS-i ka bërë të ditur  se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Ferizajt.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Vëllezërit Gërvalla (Kodi 40000004 prej orës 10:00 deri në orën 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ‘’Vëllezërit Gërvalla’’, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), ‘’28 Nëntori’’, ‘’Astrit Bytyqi’’, ‘’Haki Braha’’, ‘’Emin Duraku’’ (një pjesë), rruga e Talinocit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Bechtel&Enka (Kodi 40044101 prej orës 12:00 deri në orën 13:30

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Bechtel & Enka.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Drejtimi i Komogllavës (Kodi 40000009 prej orës 13:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet fshati Komogllavë.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet: • LP 35 kV Lipjan   – Shtime (Kodi 410460 )   prej orës 9:30 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Davidovci, Rashinca Muzeqina, Vojnovci, Gjergjaj, një pjesë e Shtimes,Qesta Reqakut, Reqaku, Belinci, Caraleva, Topilla, Llanishta,  Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica. Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim traseje.

 

Më 23.06.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Petrova (Kodi: 41046002) prej orës 12:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. ‘’Ahmet Shtimja’’ dhe fshatrat: Petrovë, Reçak (një pjesë) dhe  Mollopolc.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja dhe montimi i shtyllave të TL në “Petrovë ”  për projektin KEDS 2017  LOT8.

 

Më 23.06.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bablaku (Kodi: 41000001) prej orës 09:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kojskë, Rubovc, Tërrn, Bablak, Surqinë, Mirash, Cërnillë dhe konsumatorët komercialë të kësaj daljeje 10kV.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i ndarësit të linjës 10kV në fshatin Tërrn.

 

Më 23.06.2017 në NS 35/10 kV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10kV Drenica (Kodi: 41048001)  prej orës 09:30 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesë e Rrezez  ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe  Krojmir.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë dhe ndërrim  i shtyllave.