Lajme

Këto janë krizat që “gjunjëzuan” Bashkimin Evropian në vitin 2016 (Foto)

By FerizajPress

December 27, 2016

DW bënë përmbledhjen mbi krizën e refugjatëve, ose siç përdorët shprehja, “kriza e migrantëve”, Brexit, problemet financiare, terrorizmi dhe marrëdhëniet më Turqinë.

Sipas medias në fjalë krizat e shumta e kanë quar Bashkimin Evropian deri në kriza esenciale gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.

“Ka qenë një vit i madh për kritikët e BE-së, euroskeptikët dhe kundërshtarëve të hapur të projektit të bashkimit të Evropës”, thuhet në artikull.

Janar

Viti filloi mbrapsht: në qendër kriza e refugjatëve. Mijëra njerëz ende vijnë në Ballkan. Hungaria ka ndërton muri dhe këtë vit ka mbyllur kufirin me Australinë, ky ishte reagimi i parë. Më pas vazhdon në Greqi efekti- domino, ku mijëra njerëz mbetën të bllokuar.

Komisioni Evropian premtoi se do ta udhëhiqte luftën kundër evazionit fiskal nga kompanitë e mëdha. Skandali i njohur si “Luksliks Bare”, i cili tregon se vendet e tilla si Luksenburgu, Irlanda, Holanda kishin tërhequr kompani të madha me normal tërësisht qesharake ligjore tatimore.

Shkurt

Përpjekja e fundit ishte të mbahej Britania e Madhe në Bashkimin Evropian. Sa do që u bënë përpjekje që Britania të mos mbante as një referendum të tu larguar nga BE, një gjë e tillë u bë përsëri. Referendumi u planifikua të mbahej në qershor.

Mars

Brukseli dhe Ankaraja lidhin marrëveshje, sipas të cilës Turqisë do t’i ktheheshin të gjithë refugjatët që hynë në mënyrë të paligjshme në Greqi. Marrëveshja është ende duke u zbatuar.

Sulmet terroriste në Bruksel. Në aeroport dhe në stacionin e metrosë, islamikët vranë 32 njerëz. Terroristët ishin nga Belgjika, Franca dhe Siria, disa prej tyre kanë ardhur si refugjatë gjatë rrugës Ballkanit. BE-ja reagon me kontrolle më të rrepta.

Prill

Holandezët në referendum refuzojnë që qeveria e tyre të nënshkruaj Marrëveshje për asociim me Ukrainën.

Kjo është një fitore e re për populistët, i cili referendum kishte një votë mosbesim në qeverinë e Mark Rutte dhe Bashkimit Evropian. Në fund të vitit është rinegociuar pjesa e marrëveshjes e cila tani është në planë të dërgohet në parlament.

Papa Françesko viziton ishullin e Lesbos. Kushtet e dëshpëruar në kampet e refugjatëve, procedura të gjata në Greqi, Turqi kthen mbrapa refugjatë … anëtarë të BE-së refuzojnë të marrin një numër të caktuar të refugjatëve, si Italia dhe Greqia. Bie solidariteti brenda BE-së.

Maj

Kandidati i krahut të djathë austriak Norbert Hofer humbet zgjedhjet, zgjedhjet fiton kandidati i pavarur Alexandër va nder Belene, transmeton lajmi.net.

Pas një debati të gjatë ministrat e financave të BE-së vendosën për ta ndihmuar Greqinë nga dalja e borxheve. Megjithatë, ekonomia lokale ngadalë është në rritje.

Qershor

Referendumi në Britaninë e Madhe del me rezultat se qytetarët britanik duan të dalin nga BE-ja. Më pas jep dorëheqje David Cameron, në vend të tij vjen Theresa May. Në maj të vitit të ardhshëm dorëzohet zyrtarisht kërkesa për tërheqje nga Bashkimi. Kjo është hera e parë që një vend largohet nga BE-ja. /Lajmi.net/

 

.