Sport

Këto janë fjalët e Xhakës pas përjashtimit të Behramit nga Kombëtarja e Zvicrës

By FerizajPress

August 06, 2018

Veç Behramit nga Zvicra janë larguar edhe Lishteiner, Djouru dhe Fernandes. E Xhaka në facebook ka falënderuar që të tre për raportet e mira që kanë pasur, përcjellë lajmi.net. “Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka. Ndryshe Behrami ka akuzuar trajnerin e Zvicrës se e ka përjashtuar nga kombëtarja për arsye politike. /Lajmi.net/