Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit të MINT, vërehen disa ndryshime të vogla të çmimeve nga 24 orët e kaluara.
Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73€, nga 1.75€ sa ishte dje.
Çmimi i benzinë është 1.67€ për litër, nga 1.69€ sa ishte dje.
Ndërkaq i njëjtë mbetet çmimi i gazit. Një litër gaz shitet maksimalisht 0.78€.