Ferizaj

Këto janë aktivitetet e policisë në rajonin e Ferizajt

By FerizajPress

October 12, 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/37, i datës 24.09.2021,  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga data 04-10.10.2021, përveç 190 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 594 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim, ka kontrolluar dhjetra lokale të ndryshme , ku dhe u janë shqiptuar disa gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Anti Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve,  të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.

Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve,  që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektoojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.