Demonstratat e vitit 1968, kanë mbetur në memorien kolektive, si kthesa ndër më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës. Që nga ajo kohë, shumë gjenerata kanë bartur mbi supe, idealin e këtyre demonstratave deri në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Këtë vit, këto demonstrata kanë përvjetorin jubilar të 50-tin me radhë. Për të shënuar dhe përkujtuar të gjithë kontributdhënësit në këtë ngjarje me peshë historike, që padyshim edhe Ferizaj kishte rolin e vet domethënës në gjithë këtë organizim, Komuna e Ferizajt, bashkë me Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës, organizon më datën 26.11.2018, disa aktivitete në nderim dhe përkujtim të kësaj date. Për organizimin e aktiviteteve përkitazi me këtë datë, që mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot, u formua Këshilli Organizativ për shënimin e 50 vjetorit të Demonstratave të vitit 1968 në këtë përbërje: 1. Xhemile Murati Shabani 2. Nebi Jashari; 3. Abdullah Zymberi 4. Albion Sherifi Komuna e Ferizajt dhe Shoqata e Burgosurve Politik të Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen më datën 26 nëntor 2018 për të shënuar këtë jubile të 50-të të Demonstratave të vitit 1968.