Lajme

Këtë muaj nisin bisedimet për mandatin e EULEX (VIDEO)

By FerizajPress

April 03, 2016

Një rishikim strategjik i mandatit të EULEX-it është duke u zhvilluar nga shtetet anëtare të BE-së. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë filluar diskutimet në lidhje me të ardhmen e EULEX-it në Kosovë, pasi mandati i tij aktual skadon në qershor të këtij viti.

Kryeministri Isa Mustafa gjatë muajit prill do të shkojë në Bruksel. Kësaj radhe, jo për t’u takuar me homologun e tij, kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, por për të filluar një tjetër dialog. Muaji prill do të shënoj fillimin e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për mandatin e EULEX-it, transmeton Tribuna Channel.

Takimi në mes të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të BE-së ka për qëllim harmonizimin e qëndrimeve për këtë çështje. Edhe pse vet Bashkimi Evropian ka pranuar se misioni më i madh i sundimi të ligjit që vet financon nuk ka përmbushur pritjet.