Lajme

Këtë javë pritet seancë në Parlamentin e Maqedonisë

By FerizajPress

March 12, 2017

Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur do të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, ngaqë ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021, shkruan gazeta KOHA.

Aktualisht, kryesuesi i seancë është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën në bazë të iniciativës së deputetëve të partive politike.