Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Pagën më të lartë se të kryeministrit, Presidentit e kryetarit të Kuvendit e kanë disa zyrtarë të ndërmarrjeve publike. Disa nga ta pagën e kanë deri në 5 mijë euro. Kurse, shefi i Qeverisë aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.