Lajme

Këta janë presidentët që kanë vuajtur nga depresioni (Video)

By FerizajPress

April 29, 2017

Bota thyen çdokënd, disa janë të fortë për t’i përballuar e disa jo. Para se të udhëhiqnin Amerikën përmes krizave kombëtare, presidentët Abraham Lincoln, Franklin Roosevelt dhe Lyndon Johnson janë transformuar nga trauma personale, shkruan curiosity.

Historiania Dosi Kearns Goodwin zbulon si kanë qenë këta burra prapa pamjes së presidentit.

“Ata kanë qenë në depresion, pothuajse gati të braktisin jetën e tyre publike, dhe pastaj dolën në shesh. Sapo e kaluan këtë gjendje, ata u bënë njerëz më të përvuajtur, fituan një lidhje më të fortë me njerëzit tjerë, çka i mungonte më përpara,” thotë ajo.

Këta njerëz kanë lënë shenjë në histori. “Ambicia është një mister për mua, kur bëhet fjala për njerëzit, është gjëja më e rëndësishme, është sikurse pranvera për sukses, dhe qelësi është se nëse e keni ëndërruar kur keni qenë të ri disa ambicie, ato ju shtyjnë që të ecni përpara.

Linkoln, me dëshirën për të parë Amerikën më mirë, kështu përjetoi depresion të thellë. Ndiqeni videon më poshtë misteret që përcollën edhe vdekjen e tij.