Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i cili tanimë është në largim dhe i kanë mbetur pak më shumë se një muaj në Shtëpinë e Bardhë, ka rënë në vendin e 48.
Pasardhësi i tij, Donald Trump, ka lëvizur nga numri 72 në numrin dy të kësaj liste, ai mund të jetë sfiduesi i Putinit për 12 muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel e cila po kërkon të rizgjidhet ka kaluar në vendin e tretë.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping është i katërti, me Papa françeskan pas tij.
Ndërsa themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg nga vendi i 16-të ka dal në vendin e 10-të.
Lista plotë është e publikuar në faqen e Forbes. Ajo tregon se presidenti i Francës, Francois Hollande ka kaluar në vendin e 23 dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong në pozitën e 43.
Kjo listë përfundon në numrin 74 ku gjendet senatori i New York, Chuc Schumer.
Ndër emrat e mëdhenj që kanë rënë nga lista është edhe ai i ish-kryeministrit të Britanisë, David Cameron.
Forbes ka thënë se lista hartohet çdo vit, duke vlerësuar secilin në bazë të fuqisë politike, financiare dhe fuqisë shpirtërore./Lajmi.net/
http://www.forbes.com/powerful-people/list/#tab:overall
.