Lajme

Këta janë dy deputetët e PDK’së që do të zënë vendin e Haradinajt dhe Limajt

By FerizajPress

September 05, 2017

Kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR është Ramush Haradinaj.

Si deputet i zgjedhur, Haradinaj në momentin që merr postin e kryeministrit ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota.

Në këtë rast Haradinajn do ta zëvendësojë Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9.578 vota.

Edhe partisë Nisma për Kosovën do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.

Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zë po ashtu një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9.234 vota. /Telegrafi/