Ferizaj

Këta janë deputetët që do të garojnë për kryetar komune

By FerizajPress

August 27, 2017

Nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të ‘pushojnë’ për një muaj pozitën e tyre për t’iu futur kandidimit për kryetar të  komunave.

Ata gjatë procesit të zgjedhjeve lokale do të fokusohen në kandidimin e tyre.  Janë gjithsej nëntë deputetë që do të garojnë për të parin e komunave.

Më së shumti deputetë që pretendojnë të zgjidhen kryetarë të komunave ka “Vetëvendosje”, e pasuar nga PDK-ja me tre kandidatë, ndërsa LDK-ja, Nisma dhe Alternativa me nga një kandidat.

Këta janë deputetët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale:

Arban Abrashi -LDK

Driton Çaushi- VV

Mytaher Haskuka- VV

Sami Kurteshi- VV

Faton Topalli-VV

Zafir Berisha- Nisma

Zenun Pajaziti- PDK

Mimoza Kusari-Lila- Alternativa