Lajme

Këta janë deputetët e PDK-së, të pavendosur për votën pro ose kundër Demarkacionit

By FerizajPress

August 10, 2016

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit pritet të jetë rend dite e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërkaq disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës ende nuk janë të vendosur se a do të votojnë për apo kundër kësaj marrëveshje.

Telegrafi ka arritur të kontaktojë disa deputetët të PDK-së, e njëri ndër ta është edhe Bislim Zogaj, i cili ka thënë se ende nuk është i vendosur për votën e tij pro apo kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e ZI.

Në të njëjtin mendim e ndajnë edhe deputetja Luljeta Veselaj, Rafet Rama, dhe Salihe Mustafa.

Ndërsa deputetët, Blerta Deliu, Labinotë Demi dhe Shukri Buja kanë thënë për Telegrafin se votën e tyre do t’ia besojnë vendimit të Grupit parlamentar të PDK-së.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku temë diskutimi është Marrëveshja për Demarkacionin.