Sot zyrtarisht është ngritur aktakuza ndaj 12 anëtareve të Komisionit për verifikimin e pjesëmarrësve të Luftës së UÇK-së. Ata akuzohen se kanë fryrë listën e veteranëve të UÇK-së deri në 19 mijë më shumë. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale janë publikuar inicialet e personave të akuzuar, Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për anëtarët e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve në krye me kryetarin, Agim Çekun.
Kjo aktakuzë ishte nisur nga prokurori Elez Blakaj, por u la e papërfunduar për shkak të kërcënimeve që Blakaj thotë se i ka marrë.
Të akuzuarit nëpërmjet fotografive: