Lajme

Këta do të jenë ministrat e ri në qeverinë shqiptare

By FerizajPress

March 13, 2017

Ky vendim vjen pas në kuadër të riformatimit të kabinetin qveritar pas shkarkimit të ministrave Tahiri, Klosi, Çuçi dhe Beqaj.

Raportohet se ministri i ri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj, duke zëvendësuar Saimir Tahirin. Ministre e Shëndetësisë do të jetë Ogerta Manastriliut, e cila e zëvendëson Ilir Beqajn.

Kurse, Eduard Shalsi do të zëvendësojë Bledi Çuçin në Ministrinë për Çështjet Vendore.

Olta Xhaçka do të drejtojë Ministrinë e Rinisë dhe Çështjeve Sociale pas largimit të Blendi Klosit. /Lajmi.net/