Lajme

Këta do të jenë kandidatët e partive për kryetarë komunash

By FerizajPress

June 22, 2017

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa subjektet politike pritet që të bëjnë analizat se cilët duhet të jenë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Ndonëse deri më tani partitë politike nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, lajmi.net iu sjell disa nga emrat e mundshëm. Partia Demokratike e Kosovës PDK-ja në shumicën e komunave pritet të dal me të njëjtit kandidatë që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse në Prishtinë këtë herë pritet të kandidojë me Lirak Çelajn dhe me

Zenun Pajazitin në Gjilan. Prishtinë – Lirak Çelaj Prizren – Kujtim Gashi Pejë –Arton Muhaxheri apo Muhamet Haliti Mitrovicë – Avni Kastrati Gjilan – Zenun Pajaziti Ferizaj – Agim Aliu Drenas – Ramiz Lladrovci Skenderaj – Fadil Nura ose Nuredin Lushtaku Malishevë – Isni Kilaj Rahovec – Idriz Vehapi Klinë – Sokol Bashota Suharekë – Ramë Vataj Podujevë – Naim Fetahu Kamenicë -Begzad Sinani Kaçanik – Besim Ilazi

Lidhja Demokratike e Kosovës

LDK pritet që në komunat ku ka qeverisur në mandatin e fundit të dal me të njëjtit kandidat, ndërsa në komunat tjerat do të dal me kryetarët e degëve të saj.Pejë – Gazmend Muhaxheri Ferizaj – Muharrem Sfarça Fushë Kosovë – Burim Berisha Podujevë – Agim Veliu Istog – Haki Rugova Viti – Sokol Haliti Suhareka – Sali Asllanaj Lipjan – Imri Ahmeti Ndërkohë për kryetar të Prishtinës, ambicie ka shprehur ish-kryetari i kësaj komune, Ismet Beqiri, por nuk përjashtohet mundësia që kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës të dal Lumir Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendsoje

Në Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani është e sigurtë vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit për Prishtinën, ndërsa për komunat tjera, pritet të vendoset në muajt në vijim.

Prishtinë – Shpend Ahmeti Vushtrri – Ali Januzi ose Aida Dërguti Pejë – Avdi Shkreli ose Fatmire Mullhaxha- Kollçaku Prizren – Artan Abrashi Gjilan – Sami Kurteshi Kamenicë – Arsim Thaçi Istog – Florin Dreshaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj kohë më parë ka treguar për lajmi.net emrat e mundshëm që do të garojnë në disa komuna, e që sipas tij, AAK do të rikthehet fuqishëm.

Rahovecit – Smajl Latifaj Obiliq – Xhafer Gashi Pejë – Fatmir Gashin Gjakovë – Adrian Gjini Deçan – Daut Haradinaj Prishtinë – Avni Arifi Junik – Agron Kuçi.

Nisma për Kosovën Zyrtarët e Nismës kohë më parë kanë thënë se nëse garojnë të vetme në zgjedhjet lokale, kandidatë të kësaj partie për kryetarë komunash do të jetë kryetarët e degëve.